“Krenar që jam lojtar i Manchester City”, Haaland flet si lojtari më i ri i klubit anglez

Pak çaste më parë, Manchester City informoi dhe prezantoi zyrtarisht Erling Haaland si lojtarin më të ri të klubit të tyre.

Bomberi norvegjez, pas hedhjes së firmës në fletën e bardhë të një kapitulli të ri të karrierës së tij, ka thënë edhe fjalët e tij të para si lojtar i Manchester City.

“Kjo është një ditë krenarie për mua dhe familjen time gjithashtu. Gjithmonë kam ndjekur Manchester Cityn dhe dua të fitoj këtu. Jam në vendin e duhur për të përmbushur ambiciet e mia. Kam gjetur Pep Guardiolën, një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjithë kohërave.

Nuk mund të mos e admirosh stilin e lojës së City, krijon shumë raste për të shënuar dhe është një stil loje perfekte për mua”, është shprehur Erling Haaland./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.06.2022 11:28