Haaland djalë për shtëpi, filmohet duke bërë pazar në një supermarket

Manchester City e bëri transferimin e tij të jashtëzakonshëm në fillim të kësaj vere, duke siguruar marrëveshjen për nënshkrimin spektakolar të Erling Haaland dhe norvegjezi është parë në një supermarket lokal.

Me një karrocë të mbushur plot me artikuj në Sainsbury’s, blerjet e Haaland tërhoqën shumë komente ndërsa fotografia u bë virale në mediat sociale. Një përdorues vuri në dukje se Pep Guardiola “nuk mund të jetë i lumtur” me “shishen masive të ketchup-it në karrocën e Haaland”.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund po bënte një pazar shumë të larmishëm, duke grumbulluar disa gjëra të domosdoshme shtëpiake, si dhe një sërë artikujsh ushqimorë. Karroca e tij përfshinte tasa, një aparat kafeje, shporta letre të mbeturinave, gota, kripë dhe shumë më tepër.

Ndërsa disa përdorues të Twitter debatuan nëse ishte në rregull që futbollisti po fotografohej ashtu ndërsa përpiqej të kryente disa punë, të tjerë diskutuan se çfarë po blinte./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.07.2022 19:14