Krahu i djathtë i Realit “çalon”, Arnold mund të zbarkojë në Madrid

Real Madridi synon të sjellë në Berbaeu një nga mbrojtësit e krahut të djathtë më të mirë në botë, Trent Alexander-Arnold.

Me Carvajal që nuk po ndahet nga dëmtimet dhe Vasquez që nuk është adapt për atë pozicion, skuadra shpesh herë vihet në vështirësi.

Sipas El Nacional, “galaktikët”  kanë piketuar super mbrojtësin anglez të Liverpoolit.

Arnold konsiderohet si i pashitshëm nga “The Reds”, pasi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

Mbrojtësi këtë edicion ka zhvilluar pesë ndeshje me ekipin në të gjitha garat, duke realizuar tre gola.

Çmimi i tij në treg llogaritet të jetë mbi 75 milionë euro, dhe mbetet të shihet nëse ‘Los Blancos’ do arrijnë ta transferojnë verën e ardhshme.


Shtuar 23.09.2021 16:19