Konyaspori dhe Kombëtarja e Palestinës u ndanë në barazim 2-2 në miqësoren e solidaritetit të luajtur të mërkurën në Konya, ku mijëra tifozë shprehën mbështetjen e tyre për popullin palestinez.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Konya Metropolitan Municipality” me moton “Shtëpia jonë është shtëpia juaj”. Përgjatë takimit, tifozët e Konyasporit shfaqën pankarta dhe mesazhe solidariteti për palestinezët, si edhe për situatën humanitare në Gaza.
Të lidhura
None found
Para nisjes së sfidës, në tribuna u krijua një koreografi masive me shkrimin: “Ju heshtni kur fëmijët flenë, jo kur vdesin”.
Mesazhe të tjera të vendosura në stadium shprehnin mbështetje për Palestinën dhe dënonin veprimet e Izraelit në Gaza.
Një nga çastet më prekëse u shënua në minutën e 10-të dhe 14-të sekondë. Në atë moment u fikën dritat e stadiumit, në nderim të 1,014 pjesëtarëve të komunitetit sportiv palestinez, të cilët, sipas raportimeve të cituara nga organizatorët, janë vrarë në sulmet izraelite që prej 7 tetorit 2023.
Gjatë këtij homazhi, në fushën e lojës u hodhën konfeti dhe lodra, duke e bërë atmosferën edhe më emocionuese.
Takimi mori fund në një mënyrë të pazakontë, pasi u ndërpre në minutën 89:59. Përmes sistemit të stadiumit u njoftua se ndeshja ishte “shtyrë deri në çlirimin e Palestinës”.
