Konsiderohej si një talent i madh, Lingard pa ekip që prej largimit nga Nottingham

Konsiderohej, një nga talentet më premtues të akademisë së Manchester United, mirëpo nuk ia doli kurrë të arrinte potencialin e tij maksimal. Bëhet fjalë për “fantazistin” e mesfushës, Jesse Lingard, i cili që prej largimint nga skuadra e Nottingham Forest ka mbetur një lojtar i lirë, teksa prej kohësh tashmë është në kërim të një klubit të ri.

Gjatë verës ai ishte shumë pranë transferimit tek sauditët e Al Ettifaq, aq sa kishte shënuar edhe në një miqësore dhe ishte stërvitur me ekipin për një muaj, mirëpo problemi është se ishte arritur numri maksimal i lojtarëve të huaj, situatë që po e përndjek sërish.

Pas refuzimit të Al-Ettifaq, tashmë Lingard i është vetëftuar tre klubeve “gjigante” në Ligue 1, ku një ndër këto klube është edhe skuadra ku luan Edon Zhegrova, Lille, megjithatë ashtu si në Saudi Pro League, edhe në Francë kushdo që vjen nga Britania e Madhe konsiderohet si lojtar i huaj, për shkak të vendimit, që këta të fundit morën për të dalë nga Bashkimi Evropian, para disa vitesh.

Kjo i komplikon gjëra, së pari çdo klub që i ka të zëna vendet, do të duhet të heqë dorë nga një ose më shumë elementë dhe muaji i ardhshëm do të jetë vendimtar për të kuptuar të ardhmen e Lingard. /abcnews.al


Shtuar 26.12.2023 15:11