Konkurrencë e fortë tek Interi, mesfushori shqiptar transferohet te Roma

Kevin Zefi është futbollisti më i ri i Romës. Mesfushori–sulmues me origjinë shqiptare është prezantuar ditën e sotme nga klubi kryeqytetas. Zefi lë kështu zikaltërit pas 2 viteve të suksesshme me ekipet e moshave.

Mesfusha e Interit është e blinduar në ekipin e parë dhe shanset e Zefit për t’u promovuar ishin shumë ta pakta duke parë që as Asllani nuk po ia del deri tani.

18-vjeçari që luan me Irlandën U-19 pritet të jetë afrimi i rradhës nga Alban Bushi në Shqipërinë U21 dhe shihet si një nga talentët më të mirë të viteve të fundit.


Shtuar 13.01.2024 20:10