Sulmuesi i PSG-së, Neymar është ende i pakënaqur me sjelljen e Kylian Mbappe.
Goal.com raporton se frustrimi i brazilianit me sjelljen e Mbappe nuk është larguar, por tensioni mes lojtarëve nuk kërcënon atmosferën në dhomën e zhveshjes së PSG-së.
Pavarësisht një takimi të fundit ku u tentua të zgjidhej konflikti mes lojtarëve, Neymar është ende i indinjuar që Mbappe u bë gjuajtsi kryesor i penalltive të skuadërs. Braziliani beson se Kilian është përgjegjës për faktin që u ngrit konflikti për këtë çështje.
Neymar dhe Mbappe kanë qenë në mosmarrëveshje që nga fillimi i sezonit. Fillimisht, Kylian ishte i frustruar nga ndikimi në rritje i 30-vjeçarit në dhomën e zhveshjes, ndërsa Neymar ndihej i pakënaqur me sjelljen egoiste të francezit në fushë, shkruan albeu.com.
Kjo u shfaq në ndeshjen e Champions League mes PSG dhe Juventus (2:1), kur Mbappe nuk e kaloi Neymar në portën e zbrazët, por qëlloi veten dhe humbi objektivin. Ky episod shkaktoi acarim të veçantë te Neymar.
Braziliani sillet mjeshtërisht dhe nuk e shfaq pakënaqësinë e tij në dhomat e zhveshjes. Vihet re se Sergio Ramos është bërë i besuari i tij në javët e fundit.
Gjithashtu raportohet se trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, i ka kërkuar Mbappes dhe Neymarit që të sillen para kamerave dhe gazetarëve sikur të mos kishte keqkuptime mes tyre. Ndërsa lojtarët e dëgjojnë këtë kërkesë.
PSG do të përballet nesër me Maccabi Haifa në Ligën e Kampionëve. /albeu.com/