Konfirmohet nga Franca, Rabiot pranë “divorcit” me Juventusin

Kohët e fundit klubi i Juventusit përpos punës për afrime, po mendonte edhe për largime dhe një nga lojtarët në listën e largimeve është edhe Rabiot.

Së fundmi duket se ideja për ndarjes është konsensuale.

Sipas L’Equipe, Adrien Rabiot i kërkoi klubit shitjen një vit para skadimit të kontratës.

Në horizont është Premier League, me Manchester United, Neëcastle dhe Chelsea të interesuar për shërbimet e francezit.

“Zonja e Vjetër” shpreson që të sigurojë të paktën 15 deri në 20 milion euro./albeu.com


Shtuar 20.06.2022 12:31