Konfirmohet dëmtimi i Benzema, nuk dihet ende periudha e mungesës

Një informacion i ri vjen nga Real Madrid pas dëmtimit që pësoi mbrëmjen e djeshme Karim Benzema ndaj Celtic në Champions League.

Klubi spanjoll ka lëshuar një deklaratë për gjendjen e sulmuesit francez që flet për një “dëmtim të muskulit gjysmë tendinoz dhe mbingarkesë të katërkëndëshit” sin ë kofshën e djathtë.

Në ditët në vijim priten lajme të reja, sidomos për të kuptuar ditët e rekuperimit të nevojshme që sulmuesi të jetë në dispozicion./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.09.2022 17:10