Mesfushori brazilian, Casemiro, është përshëndetur mesditën e sotme me klubin e Real Madridit, në një konferencë të organizuar enkas për të.
30-vjeçari fitoi gjithçka me “galaktikët” dhe sigurisht që do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit si një nga lojtarët që së bashku me Kroos dhe Modric, formuan një nga 3-shet të mira të mesfushës.
Ceremonia e lamtumirës nisi me lot sapo mesfushori po shihte në ekran momentet e tij më të mira me skuadra e Madridit dhe më pas lotët vazhduan edhe gjatë fjalës së tij, ku i falënderoi klubit, lojtarët dhë të gjithë ata më të cilat ai ka pasur sadopak lidhje gjatë eksperiecës në klubin më të mirë në botë.
Gjithashtu ai më pas foli edhe për ekperiencën që pret në Manchester, ku do të ribashkohet me Cristiano Ronaldon dhe Raphael Varane.
Në lidhje me portugezin, Casemiro u shpreh: “Cristiano? Nuk kam folur me të, po jam shumë i emocionuar që do të luaj sërish me të. Shpresoj që ai të qëndrojë, sepse është një nga më të mirët e të gjitha kohërave”./albeu.com