E pabesueshme dhe megjithatë e vërtetë ajo që ndodhi në Oregon dhe në finale e 1500 metrave në Kampionatin Botëror të Atletikës.
Jake Wightman i Britanisë së Madhe fitoi medaljen e artë dhe ata festuan medaljen e tyre të parë në këtë event që nga viti 1983. Megjithatë, në finale lajmi nuk është fitorja e Jake, por e babait të tij. Jeff Wightman është trajneri i tij dhe është edhe komentatori zyrtar i ndeshjeve të federatës botërore.
Ai ishte në event duke komentatuar garën në të cilën djali i tij po garonte. Në momentin që djali i tij prek vijën e finishit, ai nuk e mendon dy herë dhe bërtet me të madhe: “Ky është djali im, unë e stërvita dhe ai tashmë është kampion bote”, tha Jeff./ h.ll/albeu.com
What’s cooler?
1) Becoming a world champion
2) Having your dad commentating while you do itTake a bow, Wightman crew ? @JakeSWightman @WightmanGeoff @SusanWightman6
? @KatharineMerry pic.twitter.com/LI3xhIfW9V
— World Athletics (@WorldAthletics) July 20, 2022