Kombëtarja U21 humbet ndaj Sllovenisë me rezultatin 3-0

Ndeshja mes Sllovenisë U-21 dhe Shqipërisë U-21 ka mbaruar me rezultatin 3-0 për Sllovenët.

Skuadra Sllovene ka arritur të dërgojë topin 3 herë në rrjetën e portës së mbrojtur nga portieri i kombëtares shqiptare Angelo tafas.

Djemtë e trajnerit Alban Bushi nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë “furisë” së 21-vjeçarëve sllovenë.

Shpresat kishin mundësinë të kalonin në avantazh që në minutën e 3-të të ndeshjes teksa Asllani fitoi një 11-metërsh por Muçi që nuk mundi dot të mposhtë portierin slloven Turk.

“Nëse nuk shënon do pësosh”, ky është një rregull i pa shkruar në futboll dhe pikërisht kjo iu ndodhi Shpresave të Shqipërisë të cilët ndëshkohen në minutën e 7-të nga Bosil, i cili kaloi në avantazh kombëtaren e tij.

Goli i dytë i sfidën u shënua nga Matko në minutën e 24-të, ndërsa ai i treti erdhi përsëri nga Bosil në minutën 75-të.

Me këtë humbje Kombëtarja e U-21 ka komplikuar rrugën drejt Europianit 2023./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.11.2021 20:22