Emri i teknikut të njohur spanjoll, Pep Guardiola, është në preferencat kryesorë të Federatës holandeze.
Këta të fundit nuk dorëzohen për të nënshkruar me Guardiolën pasi edhe në të shkuarën e kanë tentuar. Holanda do të mundohet të bindë spanjollin që të drejtojë “portokallitë”.
Sipas “Daily Mirror”, Federata holandeze do të provojë nënshkrimin e tij në vitin 2023. Kujtojmë se Guardiola e ka deklaruar më parë se një ditë do të dëshironte të drejtonte një kombëtare./ h.ll/albeu.com