Kjo ndërprerje e shkurtër e kampionateve për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve (Nations League), por kthehet në makth për Barcelonën. Pas lajmit për dëmtimin e rëndë të Araujos me Uruguajin (mbrojtësi do të operohet dhe do të mungojë deri 3 muaj, që do të thotë se ka humbur Botërorin “Katar 2022”), vjen edhe konfirmimi për problemet fizike të Memphis Depay dhe Frenkie de Jong (shqetësime fizike ka pasur edhe Kounde me Francën). Të dy e kanë paguar shtrenjtë pjesëmarrjen me kombëtaren e tyre (Holanda fitoi 1-0 me Belgjikën).
Memphis, siç raportohet nga Barcelona, ka një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë dhe Frenkie de Jong ka një zgjatje në tendinës së këmbës së majtë.
Klubi katalan, në buletinin mjekësor, ka raportuar se futbollistët në fjalë nuk do të jenë në dispozicion të Xavit, por pa treguar se sa kohë u duhet për t’u riaftësuar.
Dy lojtarët kanë humbur vendin e titullarit në këtë sezon. Sulmuesi ka marrë pjesë në vetëm tri ndeshje: gjithsej 131 minuta. Mesfushori, nga ana e tij, ka zbritur në fushë në tetë ndeshje, por në vetëm gjysmën e tyre nga minuta e parë.