Koeman akuzon gjyqtarin pas ndeshjes, nuk mungon ironia: Pse s’ka VAR në Spanjë?

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman ka folur pas disfatës nga Real Madrid.

Tekniku holandez fajëson gjyqtarin për humbjen e klubit katalunas 2 me 1 nga Real Madrid në ‘El Clasicon’ e javës së 30-të në La Liga.

“Jam shumë i pakënqaur me dy vendimet e gjyqtarit. Së pari duhet të them se pjesa e parë nuk ka qenë e mirë. Në të dytën, ne u përmirësuam dukshëm. Unë kërkoj nga gjyqtari t’i korrigjoj gabimet, sepse ishte penallti. Dhe se koha e shtuar, nuk ishte vetëm katër minuta. Pse s’ka VAR në Spanjë?”, ka thënë pas ndeshjes Koeman.

Me fitore, skuadra e Real Madridit është duke e kryesuar tabelën e La Ligas, me pikë të njëjta me vendin e dytë, Atletico Madrid.


Shtuar 10.04.2021 23:33