Klimë e zjarrtë para super ndeshjes Juventus – Milan, gjesti i Ibras “tërbon” tifozët (VIDEO)

Milani luan me Juventusin sonte në Allianz Stadium dhe Curva Sud e ka mbajtur premtimin e tyre.

Grupi i organizuar i tifozëve kuqezinj kishte njoftuar se do të ishte prezent në Millanello ditën e sotme, për t’i dhënë zemër ekipit para nisjes për në Torino.

Tifozët kanë pritur daljen e autobusit e skuadrës nga Milanello dhe më pas kanë filluar koret e tyre.

Kore që janë ndezur akoma më shumë nga gjesti që u ka bërë Zlatan Ibrahimovic nga autobusi. Një gjest drithërues, i cili zbulon urinë e madhe për fitore të suedezit si dhe lidhjen e fortë me fanellën! Zlatan nxiti tifozët, duke i kërkuar të ngrinin zërin, për të mbështetur klubin.

Ndeshja mes Juventus dhe Milan mund të jetë vendimtare për garën Champions.


Shtuar 9.05.2021 15:18