Momenti kur raketa kineze bie në Oqeanin Indian (VIDEO)

Ky është momenti i rrëzimit të raketës kineze në Oqeanin Indian. Mbetjet e raketës së madhe kineze kanë rënë në oqeanin Indian të Dielën, në perëndim të arkipelagut të Maldiveve.

Shumica e mbetjeve u dogjën në atmosferë, ndërsa pjesë të bërthamës 30 metra të raketës së Long March 5B ri-hynë në atmosferë në orës 2.24  me orën e Pekinit dhe u ulën në një vend me koordinatat me gjatësi 72.47 gradë në lindje dhe gjerësi 2.65 gradë në veri.

Prej disa ditësh raketa kineze kishte humbur kontrollin dhe kishte shkaktuar frikë se çfarë mund të ndodhte nëse raketa prej 22 tonë binte në një vend të banuar.

Që nga momenti që raketa kineze humbi kontrollin, autoritet u shprehën se nuk do të përbënte rrezik pasi mbetjet shpërbëhen në atmosferë dhe mundësitë më të mëdhaja ishin që të binnte në det duke qënë se pjesa më e madhe e rruzullit tokësor është e përbërë nga uji. Por sërish ishte frika se mbetjet mund të binin në një zonë të banuar.

Raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor

Shtuar 9.05.2021 03:05