Zhoao Paulo Sampaio, shefi i akademisë së Palmeiras dhe zbuluesi i Endrik, ka treguar mbrëmjen e kaluar se Reali mund të paguajë deri në 72 milionë euro për talentin brazilian.
Nga ajo që është bërë me dije deri më tani Reali i ka paguar Palmeirasit 35 milionë euro, por kjo shifër është e destinuzar që të rritet pasi shumë bonuse kanë lidhje me paraqitjet e lojtarit.
Sipas zbuluesit të Endrik, Reali do të jetë i detyruar që të paguajë 1.5 milionë euro sa herë që talenti do të shënojë pesë gola. Klubi spanjoll mësohet do të paguajë plot 60 milionë euro për golat e lojtarit.
Zhoao Paulo Sampaio bën me doije se Realit i ka kushtuar 1.5 milionë euro edhe ftesa që mori Endrik nga Kombëtarja braziliane.