Kjo është shifra e “çmendur” që PSG duhet të paguajë për të siguruar shërbimet e Haaland

Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund, Erling Haaland prej kohësh është dëshira e madhe e top klubeve evropiane.

Bayern Munich, Juventus, Man.City, PSG dhe Real Madridi janë disa nga ekipet që synojnë ta kenë super sulmuesin në gjirin e tyre nga sezoni i ardhshëm.

Ishte pikërisht Real Madridi skuadra në “pole – position” më zëra nga Norvegjia që e përforconin këtë lajm, por së fundmi në garë ka hyrë fuqishëm skuadra e “çmendurirave”, PSG.

Sheikët po i frikësohen gjithnjë e më shumë largimit të Mbappe dhe Haaland do të ishte zëvendësuesi ideal.

Për ta bërë të mundur këtë, parisienët duhet të harxhojnë plot 300 milion euro.

75 milion euro është klauzola e lojtarit, 20 milion euro komisioni për agjentin Raiola dhe babain e norvegjezit, gjithashtu edhe paga rreth 16 milion euro në sezon me një kontratë 6 vjeçare. r.t/albeu.com

 


Shtuar 6.01.2022 10:50