Mesut Ozil që luan për Basaksehir në Superligën turke i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale, pasi së fundmi shpinë e shqetësonte.
Pas kësaj ndërhyrjeje mesfushori i njohur do të qëndrojë larg fushave të blerta për disa muaj. Skenari më pozitiv për rikthimin e tij pritet të jetë 3 muaj, megjithatë gjithçka do të varet nga procesi i rikuperimit.
Për fat, operimi doli me sukses dhe vetë Ozil e sqaroi diçka të tillë nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale.
Ozil u transferua këtë verë nga Fenerbahce te Basaksehir teksa në këtë sezon mes paraqitjeve në kampionat, kualifikueset europiane dhe Conference League mesfushori ka grumbulluar vetëm 21 minuta.
Today's surgery went well ✅?? Thanks again to everyone for your messages & prayers – May God bless you all ??❤️ pic.twitter.com/ojbgszvhrO
— Mesut Özil (@M10) October 3, 2022