Pamje të rralla dhe qesharake vijnë nga ndeshja që u zhvillua mbrëmë mes Kilit e Argjentinës. Asistentët brazilianë Fabricio Vilarinho dhe Rodrigo Figueiredo u paraqitën në lojë pa flamujtë e tyre.
Asistentët harruan mjetin e tyre kryesor të punës në hotel dhe për këtë arsye iu desh të përdornin zgjuarsinë për të rregulluar situatën e sikletshme.
Gjyqtarët “harnuan” mjetin e punës duke përdorur jelekët reflektues në vend të flamujve të gjyqtarëve, por që iu kryen punë deri në fund të ndeshjes.