Aguero njofton tërheqjen nga futbolli aktiv, këto janë fjalët e para të argjentinasit

Kun Aguero është shfaqur shumë i emocionuar që në  momentet e para të mbërritjes në Camp Nou për konferencën e lamtumirës nga futbolli aktiv.

Argjentinasi me lot në sy është shprehur se bëri gjithçka për të vazhduar por ishte e pamundur.

Është një kohë shumë e vështirë, por gjithsesi jam shumë i lumtur. Gjëja e parë është shëndeti im, e dini pse e mora këtë vendim. Është për shkak të problemit që pata një muaj më parë. Isha në duart e mira të mjekëve, të cilët më thanë se ishte për të mirën. Vendimin e mora 10 ditë më parë. Bëra çmos për të parë nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk kishte shumë,” është shprehur fillimisht Aguero. /albeu.com

 

 

 


Shtuar 15.12.2021 12:28