Këta janë futbollistët më të vlefshëm në botë

CIES, Observatori Ndërkombëtar i Futbollit, ka hartuar listën e 100 futbollistëve më të vlefshëm në botë. Në krye të listës spikat emri i Xhud Bellingham, i cili sipas analizave të propozuara vlen 267.5 milionë euro.

Disa milionë më pak kushtojnë Erling Haland i Mançester Sitit dhe ylli i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior, të cilët mbyllin podiumin. Megjithatë, Real Madridi “sundon” renditjen, duke qenë se gjigandët e La Liga kanë tre lojtarë nga pesë në total që kalojnë shifrën 200 milionëshe.

Pozicioni i Kilë Mbapes është befasues, ndonëse duhet kujtuar se kontrata e tij skadon qershorin e ardhshëm. Pikërisht për këtë arsye ai është i 27-ti, me 106.2 milionë euro vlerë. Asnjë lojtar i Serisë A nuk është në 20 vendet e para, çka tregon rënien e futbollit italian.

Renditja:

Jude Bellingham (Real Madrid) 267,5 milion euro

Erling Haaland (Man City) 251,2 milion euro

Vinicius Junior (Real Madrid) 250,3 milion euro

Rodrygo Goes (Real Madrid) 247,9 milion euro

Bukayo Saka (Arsenal) 223 milion euro

Phil Foden (Man City) 195,8 milion euro

Gavi (Barcellona) 175,4 milion euro

Julian Alvarez (Man City) 164,7 milion euro

Jamal Musiala (Bayern) 152,4 milion euro

Martin Odegaard (Arsenal) 150,6 milion euro

/panoramasport/


Shtuar 5.01.2024 10:08