“Kërcimi i fundit”, Messi do të luajë Botërorin e fundit në Katar

Lionel Messi ka njoftuar se viti 2022 do të jetë Botërori i tij i fundit.

Argjentinasi aktualisht është 35 vjeç, por ka konfirmuar se paraqitja e tij e fundit në Kupën e Botës do të jetë në Katar.

Katari do të jetë paraqitja e tij e pestë me kombin e tij në eventin më të madh, me debutimin e tij të parë në vitin 2006.

Ai konfirmoi: “Ky do të jetë Botërori im i fundit, sigurisht. Vendimi është marrë.”

Rekordi i legjendës së Barcelonës në Kupën e Botës është gjashtë gola dhe pesë asistime nga 19 paraqitje.

Messi më parë pësoi disfatë në finalen e vitit 2014, kur një goditje në kohën shtesë nga gjermani Mario Gotze i dha fund ëndrrës së tij për Kupën e Botës.

Kupa e Botës mbetet trofeu i vetëm i pakapshëm nga kabineti i famshëm i Messit.

Messi dhe Argjentina do të hyjnë në këtë turne si kampionë në fuqi të Amerikës së Jugut, pasi kanë fituar Kupën e Amerikës kundër Brazilit vitin e kaluar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.10.2022 12:11