Real Zaragoza ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin kuqezi, Keidi Bare.
Futbollisti shqiptar, i lirë pas përfundimit të kontratës me Espanyol, kaloi testet mjekësore gjatë ditës së sotme dhe më pas nënshkroi për tre sezone.
Bare është përforcimi i shtatë i skuadrës që në këtë sezon bën pjesë në La Liga 2, pas Joan Femenías, Soberón, Tasende, Gori, Iván Calero dhe Bazdar.
Do të udhëtojë këtë të dielë me shokët e tij të rinj në San Pedro del Pinatar, ku skuadra do të jetë e përqendruar deri më 3 gusht dhe do të prezantohet pas kthimit.