Igor Thiago është kthyer në një prej futbollistëve më të lakmuar në prag të afatit kalimtar, pasi paraqitjet e sulmuesit brazilian kanë zgjuar interesin e disa klubeve elitare të Evropës.
Të lidhura
None found
Portali britanik TEAMtalk raporton se Manchester United, Chelsea dhe Tottenham kanë shprehur interes konkret për 25-vjeçarin. Zhvillimet rreth tij po ndiqen me vëmendje edhe nga Bayern Munich.
Paraqitjet pozitive të Thiagos kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Ligës Premier, ndërsa Bayerni e konsideron brazilianin një mundësi interesante për fuqizimin e repartit sulmues.
Roli i tij te Brentfordi është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm, duke e shndërruar në një nga pikat kryesore të skuadrës në fazën ofensive dhe duke ia rritur ndjeshëm vlerën në treg.
Sipas Transfermarkt, kartoni i Igor Thiagos vlerësohet aktualisht në rreth 65 milionë euro. Kjo është shifra më e lartë që ai ka arritur gjatë karrierës së tij.
Ende nuk dihet se cili prej klubeve do të ndërmarrë lëvizjen konkrete për transferimin e sulmuesit, por konkurrenca për shërbimet e tij pritet të jetë ndër më interesantet e afatit kalimtar veror.
