Përplasje e rëndë në magjistralen Gostivar-Kërçovë, humb jetën një shofer dhe plagoset rëndë një tjetër

Një aksident i rëndë rrugor u raportua sot (08.08.2026), rreth orës 17:10, në Stacionin Policor të Gostivarit. Përplasja ndodhi pranë një objekti hotelier në magjistralen Gostivar-Kërçovë dhe përfshiu dy vetura: një “Peugeot” me targa të Gostivarit, që drejtohej nga N.S. (34) nga Gostivari, dhe një “Opel Astra” me targa të Shkupit, me drejtues Gj.P. (63) nga Shkupi.

Të lidhura

None found

Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore konstatoi në vendngjarje vdekjen e Gj.P. (63), shoferit të automjetit “Opel Astra”. Ndërkohë, drejtuesi i veturës “Peugeot”, N.S. (34), pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në Qendrën Urgjente në Gostivar për trajtim mjekësor.

Këqyrja në vendin ku ndodhi aksidenti po zhvillohet nga Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike të Gostivarit, në bashkëpunim me ekipin e DPB Gostivar.


Shtuar 9.08.2026 09:19

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişbetcioJojobet GirişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş