Katari mbron titullin kampion, “rrëmben” Kupën e Azisë

Katari ia ka dalë të fitojë Kupën e Azisë, për herë të dytë radhazi. Përfaqësuesja e njohur mundi 1-3 Jordaninë në finale, në ndeshjen e luajtur në Lusail Iconic Stadium (Lusail). Protagonist absolut i këtij takimi ishte Afif, i cili realizoi tripletë. Jordanezët shënuan një gol, me anë të Al-Naimat.

Katari e filloi këtë kompeticion si skuadra kampione në fuqi, por ekipi nuk u llogarit në mesin e favoritëve të për të ngritur trofeun, për shkak të rekordit negativ ndaj skuadrave më të mëdha në letër. Gjithsesi, futbolli ka surpriza, ndaj quhet loja më e bukur në botë.

Të besuarit e Tintin Marquez marrin një trofe të rëndësishëm, pasi dolën në grupe në vendin e parë me 9 pikë, sakaë eliminuan më pas Irakin, Taxhikistanin dhe Korenë e Jugut.

Në krahun tjetër, duartrokitje edhe për Jordaninë. Shpirti nuk mjaftoi dhe ekipi i Ammouta H. duhet të kënaqet me vendin e dytë. /balkanweb/


Shtuar 10.02.2024 18:22