sport

Kartoni i kuq ndryshoi fatin e Barça-PSG, ish-gjyqtari i FIFA-s: Nuk ishte as faull

PSG kaloi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve duke mundur 4-1 me përmbysje Barcelonën në fushën e kësaj të fundit. Momenti që ndryshoi fytyrën e ndeshjes ishte kur Arauho u ndëshkua me karton të kuq për një faull si lojtari i fundit ndaj Barkola i cili ishte nisur drejt portës.

Sipas ish-gjyqtarit ndërkombëtar spanjoll, Iturralde Gonzalez, kryesori Istvan Kovaç ishte gabuar në atë moment, pasi sipas tij, nuk kishe as faull nga mbrojtësi i katalanasve, siç shpjegoi ai për ”Cadena SER”.

“Ky është një aksion ku Arauho i vendos dorën mbi sup sulmuesit parisien ndërsa luftojnë për topin dhe ai e lë veten të rrëzohet. Sipas meje, nuk ka asnjë faull. Por nëse gjyqtari ka parë faull dhe e vërshëllen, atëherë është i kuq i padiskutueshëm”, tha Iturralde Gonzalez.

Tags: BARCELONAPSG

të fundit

Gjakova dhe Fazliu përmirësojnë pozitat në renditjen botërore të xhudos

Suksesi në Grand Slamin në Abu Dabi ka bërë që Akil Gjakova e Laura Fazliu të kthehen gradualisht aty ku…

2 minutes ago

LSDM kërkon përgjegjësi nga ministri i Vetëqeverisjes Lokale Ivan Stoilkoviq

LSDM njofton se ka paraqitur interpelancë ndaj ish-zëvendëskryeministrin, tani ministër i vetëqeverisjes lokale, Ivan Stoilkoviq."Është koha për përgjegjësi politike për…

3 minutes ago

Sllaveski: Zgjidhje për pensionet e 3.500 qytetarëve, në shqyrtim tërheqja e vetme deri në 20.000 denarë

Banka Popullore po përgatit një zgjidhje të veçantë për pagesën e pensioneve për afërsisht 3.500 pensionistë që marrin pensione përmes…

4 minutes ago

Tragjedia në Itali, foshnja 7-muajshe humb jetën nga monoksidi i karbonit pas vdekjes së prindërve

Një tragjedi e rëndë ka tronditur zonën e Parmës në Itali, ku një foshnjë vetëm 7-muajshe ka ndërruar jetë pas…

7 minutes ago

“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

Ulja e pragut të TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë lekë qarkullim vjetor pritet të rrisë kostot për bizneset…

8 minutes ago

Sulmet në Detin e Zi shtojnë presionin mbi NATO-n dhe vënë në provë kufijtë e saj

Sulmet e vazhdueshme ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi po e kthejnë konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës në një…

8 minutes ago