Anash

“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

Ulja e pragut të TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë lekë qarkullim vjetor pritet të rrisë kostot për bizneset e vogla, të cilat më pas mund t’ua transferojnë këtë barrë konsumatorëve përmes çmimeve më të larta.

Kështu deklaroi gazetari dhe drejtuesi i platformës Skyweb.al, Emirjon Senja, i ftuar në emisionin EkoPol të gazetares Aurora Sulçe në SCAN TV, ku u diskutua për Buxhetin 2027 dhe ndikimin e paketës së re fiskale në ekonominë shqiptare.

Sipas Senjës, futja e mijëra bizneseve të reja në skemën e TVSH-së do të sjellë jo vetëm detyrime tatimore, por edhe rritje të kostove të administrimit, kontabilitetit dhe përmbushjes së procedurave fiskale.

Të lidhura

None found

Këto shpenzime shtesë do të rëndojnë mbi aktivitetin e bizneseve të vogla, të cilat do të përpiqen t’i kompensojnë përmes rritjes së çmimeve të mallrave dhe shërbimeve që ofrojnë.

Një shqetësim të veçantë Senja ngriti për profesionet e lira, për të cilat ulja e pragut të TVSH-së mund të ketë një ndikim edhe më të ndjeshëm.

Ai shpjegoi se një pjesë e madhe e këtyre aktiviteteve mbështeten kryesisht te puna intelektuale dhe kanë relativisht pak blerje me TVSH të kreditueshme, duke pasur mundësi të kufizuara për të zbritur TVSH-në e paguar në blerje nga ajo që faturojnë për shërbimet.

Për këtë kategori, sipas tij, TVSH-ja mund të funksionojë në praktikë pothuajse si një taksë mbi xhiron, pasi detyrimi për t’u paguar mbetet i lartë në raport me vlerën e faturimit.

Sa i përket Buxhetit 2027, gazetari vlerësoi se shpenzimet e planifikuara prej rreth 10 miliardë eurosh përbëjnë një nivel të paprecedentë në historinë e financave publike shqiptare dhe një objektiv mjaft ambicioz të qeverisë.

Sipas tij, është një zhvillim pozitiv që qeveria po ndërmerr politika fiskale dhe buxhetore që synojnë rishpërndarjen e të ardhurave, rritjen e mbështetjes sociale dhe financimin e investimeve publike.

Gazetari theksoi se një buxhet i këtyre përmasave krijon mundësi të rëndësishme për ekonominë, por kërkon njëkohësisht kujdes në mënyrën se si mblidhen dhe shpenzohen paratë publike, në mënyrë që rritja e barrës fiskale të mos dëmtojë aktivitetin e bizneseve dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.

Senja vlerësoi se përqendrimi i një pjese të konsiderueshme të fondeve te politikat sociale përbën një zhvillim të rëndësishëm në orientimin e shpenzimeve publike.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rreth 279.7 miliardë lekë, ose afro 29% e buxhetit, janë parashikuar për mbrojtjen sociale, përfshirë mbështetjen për pensionistët dhe kategoritë në nevojë.

Gazetari u shpreh se me këtë orientim, qeveria e majtë po ndërmerr më në fund politika të mirëfillta të majta, duke vendosur në qendër rishpërndarjen e të ardhurave dhe mbështetjen financiare për shtresat më vulnerabël.

Megjithatë, ai theksoi se mbështetja sociale nuk duhet të jetë objektivi i vetëm i politikës ekonomike.

Sipas tij qeveria duhet të përqendrohet veçanërisht te mënyra se si do të përdoren mbi 2 miliardë eurot e parashikuara për investimet publike gjatë vitit 2027.

Këto fonde, sipas tij, duhet të orientohen drejt projekteve që zgjerojnë kapacitetet prodhuese të ekonomisë, nxisin sipërmarrjen dhe krijojnë vende të reja pune.

Senja theksoi se rritja e bonuseve të pensioneve apo e ndihmës ekonomike është e nevojshme për mbështetjen e qytetarëve, por zhvillimi afatgjatë kërkon një ekonomi që prodhon më shumë vlerë dhe krijon mundësi për punësim.

Në këtë këndvështrim, sipas gazetarit, një vend pune i qëndrueshëm krijon më shumë dinjitet, pavarësi ekonomike dhe vlerë të shtuar sesa mbështetja e vazhdueshme përmes subvencioneve dhe bonuseve.

Për këtë arsye, ai kërkoi që investimet publike të vlerësohen jo vetëm nga shuma e parave të shpenzuara, por sidomos nga ndikimi që kanë në rritjen e produktivitetit, zgjerimin e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Sipas tij sfida e Buxhetit 2027 është pikërisht gjetja e ekuilibrit mes mbështetjes së nevojshme sociale dhe investimeve që krijojnë burime të qëndrueshme të ardhurash për qytetarët dhe ekonominë. /skyweb.al

të fundit

SDSM demands accountability from Local Self-Government Minister Ivan Stoilković

LSDM njofton se ka paraqitur interpelancë ndaj ish-zëvendëskryeministrin, tani ministër i vetëqeverisjes lokale, Ivan Stoilkoviq."Është koha për përgjegjësi politike për…

19 minutes ago

Slaveski: Solution for 3,500 pensioners, one-time withdrawals of up to 20,000 denars under consideration

Banka Popullore po përgatit një zgjidhje të veçantë për pagesën e pensioneve për afërsisht 3.500 pensionistë që marrin pensione përmes…

19 minutes ago

Opposition raises suspicions of irregularities at the Competition Authority and calls for Special Prosecution involvement

Deputetët e opozitës kanë adresuar një serë kritikasht ndaj funksionimit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, duke pretenduar për parregullsi…

19 minutes ago

Reporting on essential medicines and patient waiting lists sparks clash between government and opposition in Health Committee

Komisioni për Shëndetësi, në mbledhjen e së martës, ka miratuar kërkesën që drejtori i SHSKUK-së dhe ministri i Shëndetësisë, Arben…

20 minutes ago

Government allocates an additional €1 million for energy efficiency

Ministria e Ekonomisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë kanë formalizuar një marrëveshje të re financiare në vlerë…

20 minutes ago

Driving licences to be returned after eight days, but driving bans remain in force

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të nisë kthimin e patentë-shoferëve të cilët janë marrë përkohësisht nga policia dhe…

20 minutes ago