Mësohen dy gjysmëfinalistët e parë, PSG dhe Dortmund bëjnë mrekullinë me përmbysje

PSG ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Barcelonës me shifrat 1-4, duke çuar kështu rezultatin e përgjithshëm 4-6.

Të parët që kaluan në avantazh ishin spanjollët, me Raphinha që shënoi në portën e francezve. Më pas, ka qenë Dembele i cili ka barazuar shifrat në minutën e 40’.

Në pjesën e dytë, PSG ishte përsëri protagonist me Vitinha në minutën e 54’. Duke përfituar me një lojtar më pak të Barcelonës, PSG shënoi edhe golin e tretë me anë të Mbappe me anë të një penalltie. Në përfundim të sfidës, ishte përsëri Mbappe që ndëshkoi Barçën.

Me këtë rezultat të përgjithshëm, PSG ka arritur të përmbysë shifrat e përgjithshme dhe kështu shkon në gjysmëfinale.

Nga sfida tjetër, Dortmund ka mposhtur Atletico Madrid me rezultatin 4-2 dhe me shifrat e përgjithshme 5-4.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 për gjermanët, me Brandt dhe Maatsen shënues.

Në të dytën, Atletico shënoi me një autogol të gjermanëve me anë të Hummels, ndërsa Correa ishte autori tjetër.

Ndërsa për Dortmund, ishte dhe Fullkrug me Sabitzer që shënuan dy të tjerët.

PSG dhe Dortmund do të ndeshen së bashku në gjysmëfinalen e Champions League.


Shtuar 16.04.2024 23:03