Granit Xhaka vazhdon të besojë se kartoni i kuq ndaj Manchester City-t ishte i padrejtë dhe se ishte i befasuar nga vendimi i gjyqtarit.
Mesfushori i Arsenalit u ndëshkua në ndeshjen e së shtunës kundër City pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Joao Cancelo.
None found
Ai u ndëshkua me karton direkt të kuq nga gjyqtari duke e lënë skuadrën me 10 futbollistë të cilën “Gunners” në fund e humbën me rezultat 5-0.
Duke folur për agjencinë zvicerane të lajmeve ‘Keystone-SDA’, Xhaka sugjeroi se ishte i tronditur nga largimi me të kuq.
Ai tha: “Për kartonin e kuq: i befasuar brutalisht! Në Premier League njerëzit shpesh flasin për forcën angleze.
“Unë godita topin 100 përqind dhe mora një karton të kuq. Fotografitë nuk u kontrolluan nga VAR. Unë kam parë ndërhyrje më të ashpra që as nuk u vlerësuan si faull”, ka theksuar zvicerani.
Xhaka dhe Arsenali e kanë nisur sezonin e Premier Ligës në formë të vështirë. Ata janë mundur nga Brentford, Chelsea dhe City, duke mos shënuar asnjë gol në këtë proces, gjersa e kanë mposhtur West Brom në raundin e dytë të Kupës Carabao me rezultat 6-0.
Në konkursin për drejtor të Policisë së Kosovës kanë konkurruar gjashtë kandidatë, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme. Këtë post…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur për koncesionin e…
Simone Simmons, shëruesja shpirtërore dhe një nga mikeshat e besuara të Princeshë Dianës, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, pas…
Digjen autobusët e policisë greke. Disa autobusë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë greke janë djegur pasditen e…
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në zonat rurale të Kukësit. Gjatë ditës së sotme, të bllokuara kanë qenë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se rikthimi i Jensen Huang në krye të kompanisë Nvidia ishte i rëndësishëm jo…