Karim Benzema i dërgon një paralajmërim Salahut për kalimin në Arabinë Saudite

Karim Benzema i ka dërguar një paralajmërim të ashpër Mohamed Salah, në mesin e raportimeve se egjiptiani do të transferohet në Arabinë Saudite.

Gjatë afatit kalimtar veror, Benzema mori një vendim shokues për të braktisur futbollin evropian në favor të Lindjes së Mesme.

Francezi u largua nga gjiganti spanjoll Real Madrid, në drejtim të klubit nga Liga Saudite, Al-Ittihad. Benzemas në këtë rrugëtim iu bashkuan edhe disa yje të tjerë si N’Golo Kante dhe Fabinho.

Al-Ittihad raportohet u mundua të joshë Salahun për t’u larguar nga “Anfield”, por besohet se oferta e tyre në regjionin e 150 milionë eurove, është refuzuar nga Liverpooli.

Sidoqoftë, Benzema thuhet se ka shprehur dëshirën që të largohet nga Arabia Saudite për t’u rikthyer përsëri në Evropë.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, sulmuesi francez po ndihet nën presion të lartë dhe do të donte të largohej përkohësisht nga Al-Ittihadi.

Gjatë javëve të fundit, ka pasur zëra se Benzema mund të transferohej në Ligën Premier, pasi klube si Manchester United, Arsenal dhe Chelsea, kishin shprehur interesim për të.

Ky është një sinjal i qartë për Salah në një farë mënyre, pasi që në rast se ai vendos të transferohet në Arabi, do të përballej me një presion të lartë. /Telegrafi/


Shtuar 23.01.2024 20:12