Kaos te Juventus: Po përgatiten fletarreste për Agnellin, Nedved, Paratici!

Diçka e tillë mund të ishte parashikuar. Urdhër arresti thuhet se po përgatiten për menaxherin e Tottenham, Fabio Paratici dhe ish-presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli.

Të dy janë dy nga 16 personat nën hetim nga autoritetet italiane. Juventusi si klub është gjithashtu nën hetim pasi akuzohet për manipulim të pagave.

Agnelli, Pavel Nedved dhe i gjithë bordi drejtues dhanë dorëheqjen të hënën, por kjo nuk e zvogëloi interesin e policisë. Dhe sipas “Gazzetti dello Sport”, prokuroria e Torinos ka ngritur akuza ndaj 16 personave.

Paratici është gjithashtu i përfshirë pavarësisht se iu bashkua Spurs nga Juventusi në qershor 2021, por është e qartë se as avokatët me fuqi të lartë të Tottenham nuk mund ta shpëtojnë atë.

Autoritetet italiane sekuestruan dokumente transferimi, fatura dhe pasqyra financiare nga zyrat e Juventusit në Torino dhe Milano dhe në prill prokurorët italianë kërkuan një ndalim 16-mujor të Paraticit.

Ata rekomanduan gjithashtu një pezullim një-vjeçar për Agnelli-n dhe një pezullim tetë-mujor për legjendën e Juventusit Nedved , si dhe një gjobë prej rreth 700,000 euro për gjigantët italianë. /h.ll/albeu.com


Shtuar 1.12.2022 16:14