E ardhmja e Agnellit te Juventusi, mësohet data kur do të merret vendimi

Corriere della Sera shkruan se 27 maji është data vendimtare për të kuptuar të ardhmen e Andrea Agnelli te Juventusi.

Gazeta zbulon datën e mbledhjes së aksionarëve të Exor, ndërmarrja familjare që kontrollon Juventusin, e disa të tjera.

Agnelli ka qenë në ballë të krijimit të Superligës që u diskutua aq shumë dhe Juventusi mund të përballet me sanksione për rolin e tyre në garë.

Shefi i Exor, John Elkann ka shumë të ngjarë të japë verdiktin gjatë takimit në 27 maj, ose në çdo rast pas një vlerësim të situatës te “Zonja e Vjetër”.

Agnelli duhej të ishte nënkryetari i Superligës, pasi ai ishte një nga ‘baballarët’ themelues të kësaj gare, duke bërë ndarje me UEFA-n dhe FIFA-n.


Shtuar 23.04.2021 18:04