Kaos në “Old Trafford”, tifozët hyjnë me forcë në fushë dhe kërkojnë largimin e familjes Glazer (VIDEO)

Manchester United do përballet me Liverpoolin në “Old Trafford” për javen e 34-të në Premierligë.

 

Sidoqoftë, disa orë para ndeshjes, tifozët e “Djajve të Kuq” kanë hyrë me forcë në stadium për t’i treguar të gjithëve që duan largimin e familjes Glazer.

E tërë kjo, ngase tifozët nuk janë të kënaqur me mënyrën si United ka vepruar kohën e fundit.

“Largohuni, largohuni”, ishin fjalët që u dëgjuan nga tifozët.

Ndërkohë, tifozët pastaj u larguan, derisa përballja mes dy rivalëve të urryer nis në ora 17:30.


Shtuar 2.05.2021 16:22