Trajneri i Xhenoas, Daniele De Rosi, ka folur dje pas miqësores së luajtur nga ekipi i tij ndaj Leister edhe për Mario Mitajn.
Futbollisti nuk bëri debutimin e tij në këtë miqësore dhe trajneri shpjegoi se pse kishte lënë jashtë lojtarin, por duke mos kursyer elozhet për futbollistin e kuqezinjve që iu bashkua pak ditë më parë skuadrës.
Të lidhura
None found
“Ai ka cilësi të shkëlqyera, ofron shumë zgjedhje, e nxjerr ekipin mirë përpara me top dhe di si të shtyjë. Edhe fizikisht, pavarësisht se nuk është një “dollap”, ai ka shpejtësi, e mban, luan me cilësi dhe shkon përpara.
Shumë i ngjashëm me Martin ose Angelino, këta mbrojtës të krahut që nuk janë gjigantë, por dinë ku ta çojnë topin.
Për sa i përket cilësisë dhe prekjes, ai do të na rrisë nivelin dhe kam ndjesinë se ai mund të luajë edhe në pozicione të tjera në fushë. Tani le të shohim sa kohë kemi.
Ai ndjehej mirë sot, por nuk doja ta rrezikoja. Ishim të lodhur ne nga udhëtimi, e lëre më ai, të cilit i duhej t’i nënshtrohej vizitave mjekësore, fotove dhe firmave, E lashë jashtë, por ai është në gjendje të mirë. Ai është pak prapa nesh në përgatitje sepse ka bërë më shumë volum sesa intensitet, por nga të dhënat që kemi parë, ai do të jetë mirë së shpejti”, ishin fjalët e De Rosit për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

