Kampion jo vetëm në ring, Tyson Fury bën gjestin e bukur me djaloshin e veçantë

Tyson Fury është bërë protagonist i një gjesti të bukur pas fitores me KO ndaj Dillian Whyte mbrëmjen e djeshme në “Wembley”.

“The Gypsy King” u takua me Marshall Jenso, djaloshin e veçantë që i ka humbur gjymtyrët e tij në moshën 1-vjeccare dhe në vend të tij ka proteza.

Fury e kishte ftuar djaloshin për të parë duelin e tij dhe në fund edhe e takoi në ring, ndërkohë i ka premtuar atij se do ta ndihmojë të mbledhë paratë për protezat e reja të tij./albeu.com/