Leo Messi shkëlqeu mbrëm në ndeshjen ndaj Huescas të fituar me rezultatin e thellë, 4-1.
Në aksionin e golit të parë të shënuar nga Messi, fillimisht vjen një lëvizje e mrekullueshme nga argjentinsa që turpëron kundërshtarin.
Mediat botërore po e cilësojnë “magjinë” e Messit si lëvizjen dhe driblimin më të bukur të vitit i cili më pas u finalizua me supergol. Jorge Pulido kishte detyrën e vështirë për të mbuluar 6 herë fituesin e Topit të Artë, por mesa duket e kishte të pamundur t’i shpëtonte turpit./albeu.com/