Leite Kaka ka treguar se lojtari i tij i preferuar te Brazili është Neymar. Ish-fituesi i Topit të Artë, ka folur lidhur me kombëtaren e Brazilit dhe formën e tyre para Kupës së Botës.
Mes shumë komenteve, Kaka ka treguar edhe se kush është lojtari i tij i preferuar, duke përmendur yllin e PSG, Neymar.
“Nuk e di nëse është për shkak se kemi raporte të mira personale, por më pëlqen si luan Neymar”, ka thënë Kaka.
“Sigurisht më pëlqen të shoh të tjerët si Mbappe, Messi e Cristiano apo Vinicius, por qëndroj me Ney”, shtoi tutje ish-anëtari i Milan.
Kaka pret që Neymar të jetë lideri i Brazilit në Kupën e Botës në Katar.
“Neymar do të jetë lideri i Brazilit në Katar 2022, por është me rëndësi që edhe lojtarë të tjerë si Vinicius të jenë me të”, tha mes tjerash Kaka.
Kupa e Botës në Katar do të zhvillohet mes nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti.