Ka rigjetur veten, Tottenham dëshiron të vazhdojë huazimin me Bale

Tottenham është i hapur ta mbajë sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale edhe për edicionin 2021/22.

 

Uellsiani që fillimisht nuk gjeti formën te Spurs, ka nisur të këndellet, ku shkëlqeu në fitoren ndaj Sheffield Unitedit me het-trik.

Bale ka qenë titullar dhe ka shënuar në dy ndeshjet e fundit nën urdhrat e Ryan Mason, por shkaku i formës jo shumë të mirë nën urdhrat e Jose Mourinhos thuhej se do rikthehej te Real Madrid.

Sipas Daily Mail, presidenti i Spurs, Daniel Levy dëshiron ta mbajë Bale edhe për një sezon të dytë dhe kush do që të vijë si trajner do këtë mundësinë ta mbajë 31-vjeçarin.

Për të vazhduar edhe një sezon me Tottenham, Bale është i detyruar të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin, ngase kontrata momentale i skadon në qershorin e vitit 2022.

Bale ka shënuar 14 gola në 30 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, nëntë prej tyre ishin në Premierligë.


Shtuar 4.05.2021 11:51