Ka bindur Milanin, “kuqezinjtë” në bisedime me Chelsean për blerjen përfundimtare te Tomorit

AC Milan është në bisedime me Chelsean për blerjen përfundimtare të Fikayo Tomorit.

Milani po punon për të përfunduar nënshkrimin e Tomorit në një marrëveshje të përhershme nga Chelsea për opsionin e blerjes rreth 28.5 milionë, njofton Fabrizio Romano.

Klubi nga Milano është gjithashtu në bisedime të drejtpërdrejta me agjentët e Olivier Giroud, i cili po konsiderohet si opsion i mundshëm për sulmin e Milanit për sezonin e ardhshëm./


Shtuar 31.05.2021 15:24