Nico Williams prej ditësh thuhet se ka arritur marrëveshjen personale me Barcelonën. Këto të fundit janë në bisedime me Athletico Bilbaon për transferimin e tij.
Por për t’iu prishur punë katalanasve ka menduar Bayern Munich. Gjermanët sipas mediave bëhet me dije se i kanë bërë spanjollit një ofertë më të madhe se ajo e Barçës.
Ata i kanë propozuar lojtarit një pagë prej 12 milionë eurosh neto në vit. Por te Barça besojnë shumë se futbollisti do të transferohet në “Camp Nou” pavarësisht ofertës së bavarezve.