Juventusi ka filluar të kërkojë mbrojtësin e majtë të Portos, Wendell, pasi drejtori sportiv Cristiano Giuntoli kërkon të forcojë vijën e pasme të Massimiliano Allegrit.
Mbrojtja e bardhezinjve është në një gjendje të çuditshme këtë sezon kur po i afrohemi afatit kalimtar të verës.
Filip Kostic dhe Timothy Weah të dy kanë zhgënjyer këtë sezon, ndërsa Alex Sandro do të largohet si lojtar i lirë e Andrea Cambiaso mund të shitet , duke e bërë situatën delikate me financat.
Drejtori sportiv i Juventusit, Giuntoli, tani është në planifikimin e punës përpara verës, duke u përpjekur të gjejë përforcimet e duhura me kosto të ulët për të forcuar skuadrën.
Sipas Gazzetta dello Sport, Giuntoli dërgoi një skaut të Juventusit për të ndjekur Wendell gjatë miqësores së fundit të Brazilit me Anglinë në Wembley, ku 30-vjeçari bëri debutimin e tij për Selecao-n.
Wendell, i cili fiton rreth 1 milion euro neto në sezon, ka më pak se 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Porton, duke e bërë atë një opsion me kosto të ulët për Bianconerët.
Lojtarë të tjerë në listën e Giuntolit janë Reinildo Mandava i Atletico Madrid dhe Maximilian Mittelstadt i VfB Stuttgart.
Këtë sezon, mbrojtësi i majtë brazilian 30-vjeçar ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tre asistime në 2100 minuta lojë në 26 ndeshje. /Telegrafi/