Rama nuk heq dorë dhe përsërit veten: Po nuk më votuat mua, s’ka vaksinim

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar edhe njëherë shqiptarët lidhur me procesin e vaksinimit duke thënë se nëse duan që ky proces të ndalojë, le të votojnë PD-në.

“Sali Berisha ka nisur një fushatë dhe thotë që vaksina është e dëmshme dhe të vdes. Sikur të dilte ndonjëri nga skuadra jonë dhe të thoshte diçka sado të dyshimtë për këtë betejë, për këtë armë që është e vetmja që ka njerëzimi sot në dorë për të mundur armikun e padukshëm dhe unë të mos thosha asgjë? Të bëja sikur s’ka ndodhur asgjë?

Nëse doni të ndërpritet vaksinimi votoni ata. Sali thotë që vaksina të vdes. Ai fut ankth dhe pasiguri në shpirtin e njerëzve. Ne po bëjmë vaksinimin masiv dhe kjo është bërë me shumë ngulm dhe këmbëngulje. Ata nuk ia kanë idenë se çfarë do të thotë t’i shërbesh njerëzve”, tha Rama në një takim në Rrogozhinë. /albeu.com/


Shtuar 1.04.2021 13:09