Juventusi “ngec” ndaj Torinos, titulli mbetet një mirazh (VIDEO)

Juventusi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 përballë Torinos në shtëpinë e këtyre të fundit.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë. Të parin e shënoi Chiesa në minutën e 13’të. Në minutën e 27’të i barazoi shifrat, Sanabria.

Në pjesë e dytë, Sanabria shënoi golin e epërsisë për Torinon, por ishte Ronaldo ai që shpëtoi ‘Zonjën e Vjetër’ nga humbja, me golin e shënuar në minutën e 81’të.

Me këtë barazim, Juventusi rikthehet në pozitën e katërt me 56 pikë (dhe një ndeshje më pak), 9 më pak se lideri, Inter (65).


Shtuar 3.04.2021 20:00