Juventus mund të shfrytëzojë rastin e situatës momentale të Mohamed Salah te Liverpooli, ku dëshiron t’i ofrojë ylli egjiptian një ofertë marramendëse vetëm për ta siguruar transferimin e tij si lojtar të lirë, raporton “90min”.
Kontrata aktuale e Salah me Liverpoolin përfundon në qershor të vitit 2023, dhe siç raportohet bisedimet mes yllit egjiptian dhe krerëve të Liverpoolit tani kanë stagnuar.
Besohet se Salah është duke kërkuar një pagë prej 400,000 eurosh në javë, ndërsa pronarët e klubit “FSG” nuk dëshirojnë që të prishin strukturën e pagave brenda klubit.
Sipas “Gazetta dello Sport”, kjo situatë ka kapur vëmendjen e Juventusit, dhe thuhet se gjigandi italian do të tentojë ta bind 29 vjeçarin me një ofertë tejet të majme.
Spekulohet se Juventusi është duke punuar në një marrëveshje katër vjeçare, nga e cila Salah do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.
Që prej transferimit nga Roma te Liverpooli, Mohamed Salah ka arritur të bëjë 239 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 153 gola dhe 57 asistime mbi emrin e tij.