Fitorja e madhe ndaj Juventusit, Pioli: Milani dogji ëndrrën e Scudettos, por u rikthyem mjaftueshëm

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli foli pas fitores së madhe të “kuqezinjve” ndaj Juventusit në shtëpinë e këtyre të fundit ku kishin një dekadë pa triumfuar.

Kjo nuk ishte një fitore e thjeshtë, ishte një super fitore duke “deklasuar” Juventusin në çdo aspekt të lojës dhe duke i shënuar 3 gola.

Kjo fitore vjen pas dy humbjeve ndaj Lazios dhe Sassuolos, humbje të cilat ia vështirësuan punën Piolit dhe Milanit dhe humbën pozitën e dytë në tabelë.

Pioli deklaroi pas ndeshjes së Milani e dogji ëndrrën e Scudettos dhe rrezikoi shumë për të humbur, por në fund arritën të ktheheshin mjaftueshëm mirë për tu rikuperuar.

“Kundër Juventusit bëmë të gjitha lëvizjet me mend, tabela është e ngjeshur, nuk është e dobishme të festojmë tani”, tha ai.

“Por rezultati në Torino i ngjan një finale të fituar”, shtoi ai.

“Milani ka pasur frikë të jap më të mirën, ka djegur ëndrrën e Scudettos, ka djegur edhe dallimin në pikë falë pasigurisë, por në fund ia dolëm të rikthehemi mjaftueshëm mirë”, tha Pioli.

“Reaguam mirë pas gabimit të penaltisë së Kessie, fatkeqësisht Ibrahimovic mbetet jashtë shkaku i lëndimit”, përfundoi Stefano Pioli. /albeu.com/


Shtuar 10.05.2021 09:47