“Juventusi ka ambicie për të fituar”, Tudor: Jemi këtu për të fituar

Juventusi do të rikthehet në fushën e lojës më 19 qershor në orët e para të mëngjesit, për t’u përballur me Al-Ain në Botërorin e Klubeve. Në prag të këtij dueli, trajneri i bardhezinjve Igor Tudor ka folur në konferencë për shtyp.

“Juventusi gjithmonë ka të njëjtën ambicie për të fituar. E dimë që këtu janë ekipet më të mira në botë, por ne nuk kemi ardhur këtu vetëm si pjesëmarrës, kjo është e qartë.

Rinovimi? Jam i lumtur që e bëmë këtë gjest së bashku dhe mezi presim të fillojmë.

Lojtarët? Fola me të gjithë, janë mirë, të etur dhe të motivuar. Ka një atmosferë të mirë, e përfunduam kampionatin në mënyrën më të mirë të mundhsme dhe ka një atmosferë të mirë”, u shpreh Tudor.


Shtuar 15.06.2025 22:14