Juventusi fiton me rezultat komod ndaj Udineses (VIDEO)

Juventusi ka triumfuar përballë Udineses në “Allianz Stadium” me rezultatin e pastër 2-0.

Ndeshja u zhbllokua  në minutën e 19 me Paulo Dybala i cili merr një asist nga Kean dhe dërgon topin në trekëdësh.

Pjesa e parë do të mbyllej me avatazhin minimal te vendasve, ndërsa e dyta nis menjëherë me zevendësime për “Zonjën e Vjetër”.

Në minutën e 79, amerikani McKennie do të shënonte edhe golin e dytë dhe të sigurisë pas një asisti të De Sciglio.

Pas këtij triumfi, Juventusi pozicionohet në vendin e 5 me 41 pikë, ndërsa Udinese në vendin e 14 me 20 pikë.r.t/albeu.com


Shtuar 15.01.2022 22:52